Revoltohet Blendi Fevziu: E tmerrshme, u zhdukën 3 mln euro verë të Ergys Agasit. Çfarë bën Policia?

Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar si skandal dhe si diçka të tmerrshme, lajmin e zhdukjes së shisheve me vlerë 3 milionë euro nga shtëpia e biznesmenit Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.

Më anë të një video në rrjetet sociale, Fevziu deklaron se edhe pse kishte detyrë që të ruante shtëpinë e Agasit, ky i fundit, sipas tij ka pasur mundësi që të shkojë në shtëpi dhe më pas të marrë verërat me vlerë miliona euro.

Gazetari më tej thotë se është e papranueshme që një personi në kërkim mos t’i ruhet shtëpia, ndërsa më tej hedh akuza ndaj policisë, pasi sipas tij, ose është e shitur, ose është out.

Lajme të tjera |  “Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët”, Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet!

Nuk e di të qeshësh apo të qash! Kjo histori është, nuk e di. Kisha vendosur që mos ta përdorja Instagramin tim për gjëra politike, duke menduar që politika ishte e gjitha në emision, po kjo ishte skandal sot. Nuk po them për tendera, për çështjen e Ballukut dhe AKSHI-t, si vidhej dhe çfarë bëhej, se me këto merret SPAK-u, por gjëja më e tmerrshme ishte ajo e mbrëshme. 

Policia merr urdhër të arrestojë një person që është në kërkim nga SPAK-ku, me vendim të GJKKO. Nuk e gjen Ergys Agasin, por jo vetëm kaq, personi kthehet të nesërmen, ose ai vetë ose çon dikë, dhe merr shishet e verës që kishte lënë në shtëpi. Ja 3 milionë euro thonë mediat, Pra jo vetëm që se kapin personin, por iu merr edhe verën që kishte lënë aty. 

Tani unë se kuptoj, një person në kërkim dhe mos i ruash shtëpinë, të shohësh kush hynë dhe kush del, dhe të shohësh që ngarkon edhe shishet e verës, kjo është të qash ose të qeshësh, nuk e di d.m.th. Ose është policia e shitur ose janë komplet out. Kjo është një histori e tmerrshme”, thotë Fevziu në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us