Rikthehet në “shtëpi” pas disa sezonesh, Korabi firmos me ish-in e Vorës

Korabi ka arritur të përforcojë mesfushën me një element shumë të rëndësishëm. Ekipi dibran ka arritur të firmosë me Redon Raza.

Për mefushorin në fakt është një rikthim në “shtëpi” pas disa sezonesh, pasi siç dihet 27-vjeçari është nga Dibra dhe me Korabin ka luajtur vite më parë.

Në të kaluarën Raza ka luajtur me disa ekipe si Vora, Besa, me grupmoshat e Shkëndijës, Korabin dhe së fundmi ishte pjesë e Pogradecit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us