Rritja e pensioneve, Meta reagon nga qelia: Para këtij premtimi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se nga 1 janari 2026 pensionet për të gjithë qytetarët do të rriten.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kryeministri para këtij premtimi duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.

Më tej Meta nënvizon se këto janë paratë që Qeveria ua ka mbajtur pensionistëve çdo vit për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Reagimi i plotë:

“Tunelet” dhe aferat e korrupsionit që kanë shpërthyer prej kohësh po e detyrojnë Kryeministrin të “kthejë sytë” nga pensionistët.

Por, përpara se të premtojë rritje pensionesh, Edi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.

Këto janë paratë që Qeveria ua ka mbajtur pensionistëve çdo vit për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve, në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit.

Në vend që të shkonin tek ata që kanë punuar gjithë jetën dhe aq shumë kanë sakrifikuar për ndërtimin e vendit, këto para janë derdhur në “korrupsionin gjeopolitik”, në projekte dhe afera që nuk kanë asgjë të përbashkët me mirëqenien e qytetarëve të thjeshtë, veçanërisht të pensionistëve.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us