Piktori Pashk Përvathi ka botuar autobiografinë e tij duke sjellë copëza nga shënimet e mbajtura në vite në formë ditari. Nën titullin “Rrugëtimi im” ai sjell kujtime për ngjarje të caktuara deri edhe zanafillën e dëshirës për t’u bërë piktor.
“Të vërtetat e mia janë vetëm të miat. Dikush mund t’i shkruajë ftohtë. Unë i shkruaj ndryshe se janë ato që më kanë ndodhur. Kur nis atë shkruaja librin u ktheva në kohë, jetoja në të shkuarën time”- ka thënë piktori i njohur.
Miq e kolegë në fjalët e mbajtur vunë në dukje karakterin e tij dhe detaje nga jeta e Përvathit. Vetë piktori i peizazhit bëri një përmbledhje para medias.
“Libri sjell fëmijërinë time, rinia dhe formimin artistik që nisi me vonesë. Kam folur për dështimet e mia dhe sukseset e mia. Ngjarjet artistike nuk i kam shmangur. Libri ka një vlerë për ata që mund të bëjnë jetën time. Sot nuk e bën askush jetën e viteve 1970 por në vështirësi gjendet çdokush. Dhe nëse ndokush do ecë përpara nuk do të dorëzohet asnjëherë, por duhet të ketë kurajo e të ngrihet”.-ka përfunduar piktori i njohur në fjalën e tij.
Përkushtim dhe mirënjohje ai tregoi për Petro Kokushtën njeriun që e ndihmoi pa e njohur.