Sa do të fitojnë Shqipëria dhe Kosova nëse kualifikohen në Botëror?

Kupa e Botës FIFA 2026 do të jetë historike jo vetëm për formatin e saj të ri me 48 ekipe dhe organizimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës, por edhe për shkallën e  çmimeve në dispozicion.

Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në Doha në prag të finales së Kupës Ndërkontinentale, miratoi një  fond çmimesh të paprecedentë, i cili do të ripërcaktojë ndikimin ekonomik të Kupës së Botës në futbollin global.

Përpara turneut, FIFA ka miratuar një kontribut financiar total prej 727 milionë dollarësh, i cili do të shpërndahet në lidhje me Kupën e Botës.

Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, nuk janë kualifikuar ende për këtë Kupë Bote, por kanë shansin e fundit nëpërmjet play-off-it.

Dhe, nëse kuqezinjtë dhe “dardanët” arrijnë kualifikimin historik në Botëror, dihet se sa do të jenë shumat që do të përfitojnë.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Çdo ekip nga 48-të finalistët e Kupës së Botës do të përfitojë minimalisht 9 milionë dollarë. Kësaj shume i shtohen edhe 1.5 milionë dollarë për të mbuluar kostot e përgatitjes.

Kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova do të kenë të garantuara të paktën 10.5 milionë dollarë  vetëm për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Shuma do të rritet në varësi të vendit se ku përfundojnë ekipet:

Kampioni: 50 milionë dollarë;

Nënkampioni: 33 milionë dollarë;

Vendi i tretë: 29 milionë dollarë;

Vendi i katërt: 27 milionë dollarë;

Vendi 5-8: 19 milionë dollarë;

Vendi i 9-16: 15 milionë dollarë;

Vendi 17-32: 11 milionë dollarë;

Vendi 33-48: 9 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us