Sa shumë na kishin munguar emisionet për fëmijët!

Nga Ivana Tomço

Aq shumë na kishin munguar emisionet për fëmijë në studion e TVSH-së, saqë kam katër javë që po i ndjek edhe unë me ëndje!!!

Çfarë mund t’i ketë penguar vallë stafet e mëparshëm drejtues të Radio Televizionit, t’i përfshinin në platformat e tyre këto programe?

Pse u prishën redaksitë plot me profesionistë të apasionuar që e mbushnin ekranin plot me emisione? Çfarë i ka penguar të fusnin spektaklin, humorin, bisedat aq shumë të nevojshme, lojrat, argëtimin?

Pse duhet të shihnim pa fund projekte mediokre, kur në RTSH marrin rrogën aq shumë njerëz?

Për një gjë jam e sigurt: ata që e kanë penguar zhvillimin e Radio Televizionit në vite, ata që përsëri me axhendat e tyre tentojnë ta pengojnë, e që për fat të keq, për shkak të konjukturave, janë ende shumë pranë nesh, ata që i kanë lenë fëmijët pa emisionet aq shumë të nevojshme për rrugëtimin e tyre jetësor, të moshuarit dhe të gjitha shtresat e tjera, pakicat, njerëzit me nevoja të veçanta, rininë etj, pa e gjetur veten në programet tona, e kanë një vend të sigurt në ferr.

Lajme të tjera |  “Jo ca politikë superiorë e ca inferiore” - Zbardhet debati me dyer te mbyllura në Këshillin e PD. Murrizi e Leskaj kundër formulës së primareve

Faleminderit stafit të ri drejtues të RTSH-së dhe veçanërisht Drejtorit të Përgjithshëm Alfred Peza, njeriut të palodhur dhe me vizion, që e mbushi ekranin plot me emisione! Faleminderit që i bëtë njerëzit të ndjekin sërish Radio Tiranën dhe Televizionin Shqiptar.

Nuk do të rresht kurrë së falënderuari ❤️Ja që mund të bëhen gjëra edhe pa parà, ose me pak parà, kur e do atdheun dhe sakrifikon për të!

Faleminderit të gjithë kontribuesve!

Përgëzimet dhe urimet më të mira për shkrimtaren e talentuar për fëmijë Rudina Cupi! Të shkruash dhe të kontribuosh për të pasuruar botën e fëmijëve është një mision hyjnor

Aq shumë na kishin munguar emisionet për fëmijë në studion e TVSH-së, saqë kam katër javë që po i ndjek edhe unë me…

Posted by Ivana Tomço on Sunday, December 3, 2023

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us