Sekuestrohen 139 mijë euro të fshehura në autobusin me destinacion Shqipërinë

Plot 139 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar, pasi janë gjetur të fshehura në një autobus që ishte nisur drejt Shqipërisë.

Ka qenë policia italiane që ka bërë zbulimin, pasi qeni i trajnuar për nuhatjen e parave ka arritur të lokalizojë vendin ku ishin fshehur.

Paratë, të paketuara me plasmas në tufa 10 mijë euroshe, ishin vendosur në një pjesë të sajuar pranë motorit të autobusit.

Një person është proceduar lidhur me shumën e parave, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Lajme të tjera |  Dita e rinisë/ 8 Dhjetori, të rinjtë e PD marshim-protestë në Tiranë: S’kemi luksin të festojmë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us