SHBA dhe Izraeli shkaktar? Blinken nga Dubai: Armëpushimi përfundoi për shkak të Hamasit

Antony Blinken ka folur për mediat nga Dubai në lidhje me përfundimin e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Ai është kundërpërgjigjur pretendimeve të Hamasit se SHBA dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse donin që armiqësitë të rifillonin.

“Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund, ajo mori fund për shkak të Hamasit,” thotë ai.

Ai përmend raketat e lëshuara në Izrael nga grupi përpara përfundimit të armëpushimit dhe të shtënat në Jerusalem si shembuj të Hamasit që dëshmojnë se nuk kishte interes të respektonte kushtet e marrëveshjes.

Lajme të tjera |  Këmbanat bien pas 5 vitesh në 'Notre Dame'! Liderët bëhen bashkë në Paris, mes tyre edhe Rama

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us