Shefi i regjimit të burgut ku ndodhej Mjaçaj: Lleshi ishte konfliktuar me të dënuarit

Shefi i regjimit të godinës B në burgun e Peqinit, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, Vilson Shima ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë. Ai ka dhënë dëshminë e tij mbi procedurën që u ndoq për transferimin e Mjaçajt në sektorin ku kreu vrasje.

Shima ka deklaruar se Mjaçaj kishte 4 ditë që ishte transferuar në një tjetër dhomë. Shima ka thënë se nuk ka qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, për shkak se ka pasur një gëzim familjar. Pikërisht për këtë fakt, ka marrë leje atë ditë dhe është larguar, raporton TCH. Sipas Shimës, lajmin se Sokol Mjaçaj ka vrarë Arben Lleshin e ka marrë vesh në media dhe pas kësaj është thirrur e ka dhënë dëshminë e tij.

“Unë jam njohur me ngjarjen napërmjet mediave, gjatë kohës që unë kam qënë në banesë me familjarët e mi dhe duke festuar lindjen e djalit tim. Dua të them se shtetasi Sokol Mjaçaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1. Në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qëndron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Dua të them se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, është shoqëruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9. Unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjaçaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjaçaj është bërë rreth para 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e parë Sektori nr.2, godinën nr.B, dhoma nuk më kujtohet. Shtetasi Arben Lleshi ka qëndruar në dhomë gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se sektorët në ajrim dalin të ndarë veç e veç dhe nuk bashkohen në ambientet e ajrimit dhe ambientet e përbashkëta mbyllen, që mos të kenë kontakt apo konflikte. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjerë të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e tillë verbalisht. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjaçaj”, ka deklaruar Shima.

Lajme të tjera |  Mesazhi te telefoni i Ramës: Zbulohet kush është deputeti demokrat i lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani

Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer, atë të eliminimit fizik të Arben Lleshit. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për t’iu grabtitur makinën, Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy, ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit. Mjaçaj dhe 11 punonjës të burgut në Peqin u lanë sot në burg nga gjykata.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us