Sherr me thika në burgun e Koridhalos, plagoset shqiptari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun e Koridhalos në Greqi. Një i burgosur ka sulmuar me një thikë të improvuar një tjetër të dënuar, duke e plagosur në qafë, gjoks dhe në krah.

Agresori është një 28-vjeçar, kombësia e të cilit nuk dihet. Ndërsa, i plagosur ka mbetur një 52-vjeçar shqiptar. Pasi panë 28-vjeçarin që qëllonte shqiptarin, të burgosurit e tjerë kanë goditur të riun, duke e plagosur edhe atë. Autori i sulmit mori plagë në trup dhe në kokë.

Kështu, agresori dhe viktima u dërguan në spital, pasi kishin plagë të shumta në trup./Protothema –

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us