Shira të dendur dhe dëborë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Si pasojë e ndryshimit të masave ajrore nga të ftohta polare në masa ajrore të ngrohta oqeanike, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i ngrohtë, por i lagësht.

Reshje të dendura shiu do të ketë në të gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje të konsiderueshme dëbore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë serisht rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Lajme të tjera |  Policia i kundërpërgjigjet SPAK dhe GJKKO: Nuk keni njoftuar askënd që po ju pengohet puna, në terren ishin 77 oficerë policie!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us