Po në Nyon të Zvicrës, në orën 14:00, u hodh edhe shorti për fazën “play-off” të Europa League, teksa goglat rezervuan përballje interesante teksa spikasin ato mes Feyenoord dhe Romës (e treta herë në vitet e fundit), apo Milan dhe francezëve të Rennes.
Kujtojmë se pjesë e shortit ishin vetëm skuadrat që erdhën nga Champions League dhe vendet e dyta të grupeve, ndërsa vendet e para do të futen në garë në raundit e 1/8-tave.
Ja dhe shorti i Europa League:
Feyenoord – Roma
Milan – Rennes
Lens – Freiburg
Young Boys – Sporting Lisbonë
Benfica – Toulouse
Braga – Qarabag
Galatasaray – Sparta Pragës
Shakhtar Donetsk – Marseille
Ndeshjet e fazës “play-off” dhe do të luajnë më 15 dhe 22 shkurt të vitin tjetër.