Shpërthim tritoli në një shtëpi në Lushnjë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Lushnjë.

“Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse”, njofton policia.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us