“Shqipëria udhëhiqet nga diktatura e bandave”, Berisha: Jemi komb në zhdukje! 700 mijë të rinj ikën në 10 vite

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me demokratët, kësaj here në degën e kësaj partie në njësinë numër 4 në Tiranë. Berisha në fjalën e tij theksoi shifrat alarmante të largimit të shqiptarëve gjatë viteve të qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Në të dy rastet pushteti është në duart e një njeriu. Kush i ka studiuar ka gjetur se më e keqja e të gjitha formave është jo ajo që e mbush vendin me burgje, kampe. Por ajo e diktaturës së bandave. Nuk ka asnjë rregull, asnjë ligj. Nuk respekton asnjë normë. Asnjë standard. Ajo vërtetë në dallim nga e para nuk ekzekuton, por kjo ekzekuton shpresën. Largon njerëzit sa asgjë tjetër nga Shqipëria dhe vendi.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Nga viti 2014, në 2023, vetëm në Shengen kanë emigruar 1 mln e 100 mijë shqiptarë. 700 mijë të rinj. Rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë në Shqipëri. Dhe ne pakësohemi, pakësohemi. Në atë shkallë saqë që të gjithë nga OKB, dhe çdo tjetër shqiptarët i shikon si një komb në zhdukje. Që sot kanë lindur atë numër fëmijësh që lindte 100 vite më parë.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us