“Shqipërisë i vendos notën 10 për kualifikueset e Botërorit”, gazetari Jetmir Halilaj: Fitorja ndaj Serbisë në Leskovc u kthye në festë kombëtare

Gazetari sportiv Jetmir Halilaj ka qenë i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv”, teksa ka “skanuar” ecurinë e Kombëtares në kualifikueset e “Botërorit 2026”:

“Shqipëri për kualifikueset e Botërorit 2026 i vendos notën 10. Kishim një objektiv, të shkonim në vendin e 2-të, ku ishte pjesë edhe Anglia e Serbia. Ia arritëm si objektiv. E arritëm këtë gjë pa u nevojitur ndeshja e fundit, që në takimin me Andorrën. Iu dhamë një gëzim shumë të madh shqiptarëve në pjesë emocionale, duke mposhtur Serbinë në Leskovc.

Këtë mund të cilësoi një festë kombëtare më vete. E realizuam me lojtarë të mirë, ama jo të gjithë luajnë rregullisht. Le ta pranojmë, Broja është ylli i ekipit, por nuk luan rregullisht.

Hysaj nuk luan rregullisht, Asllani nuk luan rregullisht. Pra, nuk janë lojtarë protagonist absolut në skuadra e tyre. U bën të gjithë këta komponentë për të thënë se ishte një edicion shumë i mirë”.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us