Shqiptarët, 180 milionë euro për t’u siguruar në 2023

Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në masë të madhe i detyrohet sektorit të automjeteve. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto për periudhën janar-tetor 2023 kapën vlerën 18,8 miliardë lekë, ose 9.64% më shumë se në janar-tetor 2022. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,211,966 me një rritje prej 11.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-tetor 2023 arritën rreth 11,4 miliardë lekë, ose 7.25% më shumë se në muajin janar-tetor 2022. Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-tetor 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.73% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që sektori i automjeteve është përgjegjës edhe për rritjen e vëllimit të dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë.

Lajme të tjera |  A mund të jetë kjo zgjidhja për problemin e pensioneve?

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 3,9 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 8.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.065 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.45% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.55% të totalit të tregut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us