Si në vitet e “arta”, te Partizani rikthim “BIG” para derbit kundër Tiranës

Sulmuesi kryesor i Partizanit Xhuliano Skuka do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në derbi kundër Tiranës, e cila është planifikuar të mbahte më datën 15 shkurt, stadiumi “Arena e Demave”.

Në përballjen mes Bylisit dhe “Demave të Kuq”, sulmuesi dibran ishte i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Përgjatë 8 ndeshjeve mes Partizanit dhe Tiranës ku Skuka ka qenë pjesë e skuadrës së “kuqe”, grumbullon 4 gola të shënuar dhe 4 fitore, tregues se e njeh mirë portën e bardhebluve në derbin e kryeqytetit.

Pas 23 javësh të zhvilluara, Partizani mban vendin e 5-të në Superiore me 30 pikë, ndërsa Tirana në pozitën e 8-të me 21 pikë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us