Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarrit. Përhapja e mushkonjave që mbartin sëmundje në rajone të reja me rritjen e temperaturave. Këto janë vetëm disa nga mënyrat se si shëndeti publik është ndikuar dhe komplikuar nga ndryshimet klimatike. Për herë të parë, këto kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për klimën, COP28, shkruajnë mediat e huaja.

Nga viti 2030, ekspertët presin që vetëm katër nga këto kërcënime, kequshqyerja apo mosushqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxehtësisë – do ta rrisnin numrin e përgjithshëm të të vdekurve në gjithë botën për 250.000 për vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Ngjarjet e motit ekstrem po bëhen ngjarje të shëndetit ekstrem”, tha Martin Edlund, shef ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse për shëndetin global, Malaria No More. Ja se si ndryshimi klimatik po e dëmton shëndetin e njerëzve nëpër botë ditët e sotme, dhe çfarë mund të presin vendet në të ardhmen.

Sëmundjet

Mushkonjat të cilat mund të bartin viruse, përfshirë ethet tropikale dhe malaria, Nili Perëndimor dhe Zika, po kalojnë nëpër pjesë të reja të botës, sepse temperaturat e ngrohta dhe shirat e rrëmbyeshëm u krijojnë atyre kushte më të përshtatshme për t’u shumëzuar. Rastet e raportuara me ethe tropikale janë rritur prej rreth gjysmë milioni sa ishin në vitin 2000 në më shumë se 5 milionë në vitin 2019, sipas OBSH-së. Vetëm këtë vit, rastet në Brazil janë rritur për 73 për qind krahasuar me mesataren e pesë vjetëve të fundit, tha Edlund, me Bangladeshin që ka vuajtur nga një përhapje rekorde e etheve tropikale.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Ndryshimi klimatik është duke e pasur një ndikim të paparashikueshëm në malarien, pasi në vitin 2022 u regjistruan 5 milionë raste më shumë se në vitin paraprak – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 249 milionë, sipas Raportit Botëror të OBSH-së për Malarien. Vërshimet në Pakistan vitin e kaluar, për shembull, shkaktuan një rritje prej 400 për qind të rasteve me malarien në këtë vend, sipas raportit.

Kjo sëmundje është përhapur edhe në vendet e larta të Afrikës, të cilat kanë qenë të ftohta për mushkonjat në të kaluarën. Dy vaksina të reja për malarien, që priten të jenë në dispozicion vitin e ardhshëm, ofrojnë paksa shpresë për ta luftuar këtë përhapje.

Ujërat e ndotur

Stuhitë dhe vërshimet e shkaktuara nga ndryshimi klimatik po ua mundësojnë të shpeshtohen sëmundjeve të tjera ngjitëse nga uji. Pas shumë dekadash përparim kundër kolerës, një infektim i zorrëve i përhapur nga ushqimi dhe uji i ndotur, numri i rasteve po rritet përsëri, përfshirë edhe në vendet të cilat e kishin shfarosur pothuajse plotësisht këtë sëmundje. Pa mjekim, kolera mund të shkaktojë vdekje brenda orësh.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Në vitin 2022, 44 vende raportuan raste të kolerës, një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2021, sipas OBSH-së, e cila vuri në dukje rolin e luajtur nga ciklonet, përmbytjet dhe thatësira në ndërprerjen e aksesit për ujë të pastër dhe për të ndihmuar bakteret të lulëzojnë. Diarreja, gjithashtu, merr një nxitje nga ndryshimet klimatike, me reshje gjithnjë e më të çrregullta. Diarreja është shkaku i dytë në botë i vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç, pas pneumonisë, duke marrë jetën e më shumë se gjysmë milioni fëmijëve çdo vit.

Nxehtësia e madhe

Stresi i nxehtësisë, një nga ndikimet më të dukshme shëndetësore të ngrohjes globale parashikohet të ndikojë në qindra miliona njerëz ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten gjatë dekadave të ardhshme. Nëse bota ngrohet me 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, thuhet në raport, vdekjet vjetore nga nxehtësia mund të katërfishohen.

Një studim i korrikut në revistën ‘Nature Medicine’ vlerësoi se rreth 61,000 njerëz vdiqën gjatë valëve të të nxehtit evropian në verën e vitit 2022. Në Shtetet e Bashkuara, ndotja e ajrit nga zjarret tani vret diku midis 4,000 dhe 28,000 njerëz në vit, sipas Shoqatës Amerikane të Thoracic.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us