S’ka fitues në derbi, Tirana dhe Partizani marrin nga një pikë

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili u zhvillua në Air Albania, që në këtë ndeshje ishte mbushur nga tifozët sikur të ishte një takim i kombëtares.

Dy tifozëritë e nisën të parat këtë përballje me spektaklin që dhuruan në tribuna para nisjes së ndeshjes.

Ndërkohë, bardheblutë ishte ata që e kërkuan më shumë golin që në nisje të takimit dhe e gjetën atë me anë të një realizimi fantastik nga sulmuesi Florent Hasani në minutën e 28.

Ndërkohë, Partizani arriti të reagonte në minutën e 80 me anë të Kekos, i cili realizoi me një goditje nga brenda zonës.

Për t’u theksuar është edhe fakti që arbitri u detyrua ta ndalonte lojën në disa raste për shkak të hedhjes së flakadanëve dhe sendeve të forta në fushën e lojës nga të dyja tifozëritë.

Lajme të tjera |  Ançeloti në “fije të perit” pas katër vitesh, sot rrezikon shkarkimin nga Real Madrid

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us