Sociologu flet për tradhtinë në çift: Vriten për shkak të mentalitetit, ka një hipokrizi morale!

Tema e tradhtisë mbetet ende një çështje shumë e diskutuar edhe në ditët e sotme. Përse tradhtojmë? Përse është ndryshe për një grua të tradhtojë dhe për një mashkull nuk ka rëndësi?

Këto janë disa nga pyetjet të cilat sociologu, Gëzim Tushi, iu përgjigjet në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan.

Ai shprehet se në shoqërinë shqiptare ekziston një moral i dyfishtë dhe ka një klasifikim të deformuar të tradhtisë.

Gëzim Tushi: Janë dy gjëra kryesore që e bëjnë këtë klasifikim të deformuar të tradhtisë në shoqërinë shqiptare. E para është ideja që shoqëria shqiptare ka pasur një double moral, një moral të dyfishtë. Tjetër moral për mashkullin, tjetër moral për femrat. Ideja është që, domethënë, tradhtia e mashkullit mund të korrigjohet, pra mashkulli mund të rehabilitohet pasi shkel këtë moral le të themi, kurse shkelja…

Aldo: Seç përmendin edhe një shprehje turke, që thonë: “Burri me një gotë ujë lahet”.

Gëzim Tushi: Po, kjo është e vërtetë. Kjo është rrënja maskiliste e trajtimit të kësaj gjëje, çështjes së tradhtisë. Në fakt, unë mendoj se ka disa gjëra që në shoqërinë shqiptare janë të deformuara, lidhur me konceptimin e tradhtisë. Për shembull, akoma një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare e konsideron tradhtinë krim. Pikërisht, për shkak të këtij mentaliteti, vritet. Pra, ne kemi me dhjetëra raste në Shqipëri, që burri e vret gruan ose mashkulli e vret.

Gëzim Tushi: Po po sigurisht, me dhjetëra raste. Për shkak të xhelozisë, të tradhtisë të realizuar apo të imagjinuar. Dhe një gjë është në fund të fundit, morali është personal. Trupi është pronë private dhe në fund të fundit edhe nëse bënë tradhti… megjithëse unë të them të vërtetën Aldo, unë kam një koncept ndryshe për këtë terminologjinë e përdorimit të termit tradhti. Edhe në botë po diskutohet. Është term i rëndë, është term politik. Dhe pikërisht , ngaqë e konsiderojmë tradhti…

Aldo: Tani, thelbi aty është. Ka tradhtuar një marrëdhënie.

Gëzim Tushi: Mund ta konsiderojmë si shkelje të besnikërisë bashkëshortore, si mungesë besnikërie, ka terma më të butë. Po të zbusim termat, do zbusim edhe veprimet ose qëndrimet ndaj tyre.

Sociologu, gjithashtu tregon se kur mashkulli ka disa të dashura, e përdor si një formë mburrjeje, kurse femrat kanë sensin e kundërt.

Aldo: Shumë e rëndë tek gruaja kjo?

Gëzim Tushi: Shikoni, në kohën e sotshme, ç’është e vërteta ky problemi i tradhtisë, i mungesës së besnikërisë bashkëshortore, po përdor këtë term, është bërë më masiv.

Aldo: Mirë, ne s’po ndalemi tek kjo, po ndalemi tek grua-burrë.

Gëzim Tushi: Pikërisht pra, tek raporti grua-burrë. Domethënë, në një farë mënyre, po të vini re në studimet që janë bërë, tregojnë që burri për shembull, e ka për efekt edhe mburrjeje, kur tregon që ka të dashur. Siç e dini, meshkujt shqiptarë e kanë dhe në zakon që duan t’i zmadhojnë numrin e të dashurave. Kurse femrat kanë sensin e kundërt. Domethënë, përgjithësisht duan ta mohojnë edhe në qoftë se kanë pasur dhe ky është rezultat i kornizës morale. Hipokrizia morale që ka kultivuar shoqëria.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us