Shqipëria do të mbajë frymën sot në orën 18:00 ku në Hamburg të Gjermanisë do të hidhet shorti për fazën finale tëEuropianit. Kuqezinjtë do të mësojnëtre kundërshtarët që do të kenë në grup, sipas vazove përkatëse që janë ndarë në përfundim të kualifikueseve.
Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, Gjermania qëështë kualifikuar automatikisht si vend organizator dhe tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024. Ekipi i Silvinjos pasi mbaroi ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtare si: Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.
BILETAT- UEFA ka njoftuar të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare se aplikimi për bileta do të nisë më 4 dhjetor deri më 12 dhjetor 2023, pasi Shqipëria të njohë rivalët në grup dhe stadiumet ku do të luajë.
FSHF-ja nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares, do të shiten vetëm “online” në faqen e UEFA-s, nëlinkun:(https:// www.uefa.com/euro2024/ ticketing/).
Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, mund të hyjnë në faqen zyrtare të “UEFA.com”, duke përdorur linkun përkatës dhe pasi të krijojnë një llogari, mund të aplikojnë për biletë.