Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës.

Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

Lajme të tjera |  E reja e Rugovës përfshihet në politikë, kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj

Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Kujtojmë se Spanja është një prej një prej pesë shteteve të BE-së që nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us