Specialja merr vendim për Thaçin dhe Veselin

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli. Vendimi është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Anëtarët e jurisë kanë shprehur se pavarësisht nga fakti se ndaj Thaçit dhe Veselit nuk ka prova të mjaftueshme se mund t’i ikin drejtësisë, ekziston rreziku që ata ta pengojnë atë.

Megjithatë, theksohet se Paneli ka konstatuar se “ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z.Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS” dhe ai mund të kryejë “krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova”.

Në vendimin e publikuar thuhet se mbrojtja ka mundësi ta apelojë vendimin jo më larg sesa 4 janari i vitit të ardhshëm.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Kujtojmë se më herët Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, shpalli vendimin për lirimin me kushte nga burgu të ish zëvendës kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj. Ndërsa Paneli i Apelit vendosi për Salih Mustafën të ulë dënimin e tij nga 26 deri në 22 vjet burgim.

Ndërkohë ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020. Prokuroria e Posaçme, i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us