Spektakël fishekzjarresh, klubi gjerman gjobitet 595 mijë euro

Klubi i futbollit i Bundesligës, FC Köln ka marrë një gjobë të lartë, që synon që ta ulë në ditët në vijim, duke e apeluar vendimin. Klubit iu dorëzua një kërkesë për një gjobë prej 595000 eurosh, për shkak të spektaklit me fishekzjarre në ndeshjen ndaj Borussia Mönchengladbach. Klubi mund të investojë 198,000 euro nga kjo shumë në masa të sigurisë dhe parandalim të dhunës.

Drejtori menaxhues Christian Keller pranoi se spektakli me fishekzarre ishte i tepruar dhe se ishte tejkaluar “vija e kuqe”. “Gjoba është e majmë dhe ka kosto të mëdha financiare. Gjoba e lartë godet FC Koln në rrugën drejt rimëkëmbjes sa më të shpejtë ekonomike”, tha Keller, i cili kritikoi gjobën e Federatës Gjermane të Futbollit.

Lajme të tjera |  Përplasja Modric - Vinicius, Carlo Ancelotti në krah të kroatit: Kapiteni ka gjithmonë të drejtë, duhet ta respektojmë

“Shpërndarja e gjobave në këtë formë është shumë larg realitetit të futbollit gjerman dhe kulturës së tifozëve. Kjo është arsyeja pse ne do vijojmë që të kritikojmë këto gjoba në shuma të tilla”, shpjegoi Keller.

Tifozët e Koln dhuruan spektakël fishekzjarresh, përpara nisjes së sfidës ndërmjet Koln dhe Borussia Mönchengladbach, që përfundoi 3:1

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us