Sulmi me 103 të vrarë, reagon SHBA dhe Putin

Lindja e Mesme po shndërrohet një ‘bombë me sahat’. Në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, disa shpërthime me bomba vranë së paku 103 njerëz dhe plagosën mbi 170 të tjerë. SHBA me anë të një reagimi tha se nuk është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Uashingtoni u shpreh se nuk ka gisht në atë që ka ndodhur, duke shtuar se nuk beson që pas sulmit të fshihet as Izraeli. Lideri i Hezbollahut, Hassan Nassrallah, në fjalën e tij përpara një turme të entuziazmuar, ka deklaruar se nuk ka frikë nga lufta dhe se Izraeli duhet të ketë kujdes.

Vladimir Putin: Vrasja e civilëve, tronditëse

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 12 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Për ngjarjen e rëndë ku kanë mbetur të vdekur së paku 103 njerëz dhe janë plagosur mbi 170 të tjerë, ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ky i fundit tha se ngjarja ishte tronditëse. “Vrasja e njerëzve paqësorë që vizitojnë një varrezë është tronditëse”, ishte mesazhi ngushëllues i Putin për homologët e tij iranianë.

Në 4-vjetorin e përkujtimit të vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, (i vrarë nga SHBA më 2020), sulmet me bomba vranë së paku 103 persona dhe plagosën mbi 170 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us