Superkupa e Italisë/ De Laurentiis kërcënon me bojkot: Nuk e nis Napolin në Arabi

Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga data 18 janar deri më datë 22 janar.

Formula parashikon që të luhen dy ndeshje gjysmëfinale dhe një finale teksa Napoli do të përballet me Fiorentinën ndërsa Interi me Lazion për të përcaktuar çiftin finalist.

Në mbledhjen e Asamblesë së Ligës së Serie A, u vendos që ndeshjet do të zhvillohen në Ryad, stadiumin ku luan Al Nassr i Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, mbledhja nuk ka kaluar pa debat teksa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kërcënoi se nëse terrenet stërvitore nuk janë në kushtet e duhura, atëherë do ta bojkotojë Superkupën e Italisë.

“Nëse fushat stërvitore në Arabi nuk janë në lartësinë e duhur, atëherë nuk kam për ta dërguar skuadrën atje”, ishin fjalët e De Laurentiis, teksa vlen të theksohet se ditën e sotme një pjesë e delegacionit të Napolit është nisur për në Arabi, pikërisht me misionin për të prekur nga afër gjendjen e terreneve.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shqiptarët 'pushtojnë' futbollin anglez, një tjetër Armando 'çorodit' britanikët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us