SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ “Dhëmbë për dhëmbë” për trofeun e parë sezonal, njihuni me STATISTIKAT e duelit Egnatia – Dinamo

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të jenë Egnatia dhe Dinamo City.

Dy ekipet do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit. Egnatia dhe Dinamo City janë ndeshur gjithsej 30 herë, me bilancin që favorizon Egnatian, e cila ka regjistruar 15 fitore, ndërsa Dinamo City 5 fitore. 10 takime janë mbyllur në barazim. Sa i përket golave të shënuar, Egnatia ka realizuar 37 gola, ndërsa Dinamo City 19.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet sportiv, me të dyja skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin me fitimin e një trofeu të rëndësishëm.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us