Taksistja me diploma në Tiranë: Puna nuk është turp, shpresoj që partneri të mos më paragjykojë

“Vitet e fundit shumë profesione nuk kanë më ndasi gjinore. Shumë vajza apo djem të rinj po thyejnë tabutë duke zgjedhur punë të cilat më herët konsideroheshin të një gjinie të caktuar. E njejtë është edhe puna e taksistit, ku shumë vajza të reja sot po gjejnë guximin për ta kthyer në profesion.”

“Ua pse ti do më çosh në shtëpi? Pse di ti japësh makinës ti?

Teuta Zyberi është 28 vjeç dhe dita e saj është ndryshe nga bashkëmoshataret. Paradite ajo ushtron detyrën si specialiste në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në mbrëmje e gjen në timonin e një taksie. E gjitha nisi 3 muaj më parë nga një njoftim në rrjetet sociale, që iu përshtat pasionit të saj për makinat.

“E gjitha ka nisur nga një hiç gjë derisa u bë një punë e imja. Makinën e kam pasion edhe nisur nga ky pasion që kam mendova të punoj taksiste duke pasur parasysh që gjithë Tiranën e njoh. Kam njohuri të mëdha të terrenit, për rrugët flas, ndërtesat, apo lokacionet e përherëshme të klientëve.”

Kur i tregoi për herë të parë familjes se kishte vendosur të bëhej taksiste, ata e morën me shaka, ndërsa miqve dhe kolegëve në fillim hezitoi ti tregonte.

Lajme të tjera |  Disfata elektorale - Flutura Açka: Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare

“Në fillim qeshën, nuk e besonin që unë do ta bëja. Mamin e kam pasur mbështetje, edhe babin, por që gjithmonë është ai meraku i prindërve që vajza do jetë gjatë gjithë kohës në lëvizje, jo aksidente. E pritën mirë, e prisja më keq por jo. Në fillim nuk i kam thënë asnjeriu përveç familjes. E mendova këtë pjesën që do më paragjykonin, por tani e kanë pritur mirë.”

Makina është si parukieria mendoj unë. Njerëzit fillojnë e flasin, të tregojnë ato shqetësimet e veta. Shqetësimi im i vetëm është se duhet të punoj në orë të vona dhe kam klientë si meshkuj si femra që mund të kenë pirë ndonjë gotë por deri tani nuk ka ndodhur ndonjë situatë.

Lajme të tjera |  Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Kretën, aktivizohet ALARM për cunami

Teuta ka kryer studimet për “marëdhënie me publikun, si edhe ka bërë një master për administratë publike. Punon në profesion për të cilin ka studiuar por puna si taksiste i ka hyrë aq shumë në zemër sa shpreson që të mos vijë kurrë momenti që të jetë përballë një zgjedhjeje.

“Unë jam rritur me parimin se puna nuk është turp nëse është e ndershme dhe nuk cënon njeri. Dua që edhe partneri im në të ardhmen të mos ketë paragjykime. Shpresoj që të mos vihem përballë ndonjë zgjedhjeje mes dy punësh, sepse në këto momente nuk e di se çfarë zgjedhje do të bëja”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us