Me urdhër të Agjensisë së Mbikqyerjes Policore, Policia ka arrestuar këtë të dielë 2 zyrtarë policie, nën akuzën e korrupsionit. Raportohet se në pranga kanë rënë përgjegjësi i doganës dhe doganieri. Ndërkohë një tjetër doganier është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
AMP ka dyshime se përgjegjësi i doganës, doganierë dhe efektivë janë të përfshirë në një skemë korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash. Dushohet se 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.
Ndërkohë vetë AMP në një deklaratë paraprake shprehet: “Arrestimet jane kryer nga krimi ekonomik me urdher te Prokurorise”.





