Të enjten Kuvend/ Zbulohet pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës

Të enjten do të zhvillohet seanca e radhës plenare, e cila është parashikuar që të nisë në orën  10:00.

Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

NJOFTIMI:

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 21 dhjetor, ora 10:00. (Urdhër nr.70, datë 19.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us