Të shtunë dhe të dielë, grupi A dhe B në Kategorinë e Dytë marrin “skenën” me javën e 6-të (NDESHJET)

Kategoria e Dytë do të rikthehet sërish në fushë në fundjavë. Të shtunën dhe të dielën do të luajë  ndeshjet e javës së 6-të të kampionatit. Të gjitha këto takime fillojnë në orën 13:00.

Siç ndodh tashmë të shtunën do të përballen ekipet e grupit A. Adriatiku pret Erzenin, ndërsa Sopoti luan në transfertë ndaj Albanëve. Edhe Basania luan në transfertë ndaj Naftëtarit, ndërsa në shtëpi luan Luzi kundër Gramshit. Interesante është edhe dueli mes Veleçiku – Besëlidhja, teksa pushim do të jetë Tërbuni.

Dhe dita e dielë do të jetë e gjitha për skuadrat e grupit B. Maliqi do të sfidojë Bylisin b, ndërsa Delvina duelon me Orikun. Partizani B do të luajë në transfertë ndaj Shkumbinit, ndërsa Tomori pret Këlcyrën dhe dueli i fundit do të jetë  Devolli – Butrinti. Pushim në këtë grup për këtë javë do të jetë Eagle.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

NDESHJET:

Grupi A, të shtunën:

Adriatiku – Erzeni

Albanët – Sopoti

Naftëtari – Basania

Luzi – Gramshi

Veleçiku – Besëlidhja

 

Grupi B, të dielën:

Maliqi – Bylis B

Shkumbini – Partizani B

Delvina – Oriku

Tomori – Këlcyra

Devolli – Butrinti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us