Tensionet në rajon, Rama: Serbia shpalli zi kombëtare në nder të kriminelëve

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë aty ku zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane.

Ndër të tjera ai komentoi qasjen e Kosovës përballë Serbisë duke thënë se nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur në marrëveshjen në parim, siç është shprehur dhe kryeministri Kurti në Bruksel, do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe rajonit. Rama tha se shpresonte shumë që kjo të ecte para.

“Është përgjegjësi e Beogradit që shpalli zi kombëtare në nder të kriminelëve. Duhet të mos biem pre e përshkallëzimeve dhe të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe.

Lajme të tjera |  Flet si kandidat për kryeministër, Berisha: Do të jetë rikthimi i tretë më pozitiv, minus gabimet që kam bërë

Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës dehe qeveria kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi,” – deklaroi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se ndihej mirë teksa shihte që kontributi i tij është vlerësuar, sepse siç sqaroi kryeministri shumë prej asaj që ai kishte propozuar ishte pjesë e propozimit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us