“The Best”/ Mbappé, Messi dhe Haaland, finalistët për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”

Kylian Mbappé (PSG), Lionel Messi (Inter Miami) dhe Erling Haaland (Manchester City) janë tre finalistët për çmimin “Lojtari më i mire i vitit”, të shpallur këtë të enjte FIFA. Fituesi do të shpallet më 15 janar, në Londër.

Portugezi i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ishte gjithashtu në mesin e të nominuarve për çmimin, së bashku me shokët e tij të skuadrës Julián Álvarez, Kevin De Bruyne dhe Rodri, të gjithë kampionë evropianë me klubin britanik.

Ishte edhe Ilkay Gundogan, i cili gjithashtu fitoi Champions League përpara se të shkonte në Barcelonë. Nuk mungonin edhe Marcelo Brozovic (Al Nassr), Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen (Napoli) dhe Declan Rice (Arsenal).

Lajme të tjera |  KLGJ reagon ndaj deklaratave të kryeministrit Rama: Kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë dhe sundimit të ligjit!

Kujtojmë që, vitin e kaluar, ky çmim iu dha Lionel Messit.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us