Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ishte i pranishëm sot në qytetin e Vlorës në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mbajti një deklaratë për mediat.
Kreu i qeverisë së Kosovës, u pyet nga gazetarët e pranishëm në lidhje me deklaratat e z. Berisha nga Vlora, i cili përdori një shprehje për të përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, duke i thënë: “I themi derrit, dajë”.
Kurti tha se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale, por shtoi se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët sipas tij, e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë.