Tifozët shqiptarë në Gjermani, të çmendur pas Silvinjos!

Shqipëria mësoi ditën e djeshme në Hamburg, kundërshtarët me të cilët do të pëballet në Europian. Goglat vunë përballë kuqezinjtë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Të pranishëm në Hamburg në ceremoninë e shortit të Europianit, ishin presidenti Duka së bashku me trajnerin Silvinjo dhe stafin e FSHF-së.

Edhe pse duhen afro 6 muaj nga starti i Europianit, atmosfera ka filluar të ndizet. Ditën e sotme, disa shqiptar që banojnë në Hamburg kanë qenë të pranishëm në hyrje të godinës ku hidhej shorti duke pritur delegacionin shqiptar.

Një pritje e ngrohtë për trajnerin Silvinjo, teksa nuk kanë munguar autografet dhe elozhet për 49-vjeçarin.

Lajme të tjera |  Ndeshja Apolonia-Gramshi/ Rikthehet Koço Kokëdhima, futet në fushë dhe godet e fyen arbitrat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us