Topi i “Euro 2024” do të ketë një çip, për të sinjalizuar topat e prekur me dorë dhe pozicionin jashtë lojës…

I prezantuar në nëntor, topi që do të përdoret në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, ‘Fussballiebe’, premton të jetë një nga atraksionet kryesore të kompeticionit, për shkak të natyrës së tij novatore.

Sipas ‘The Times’, topi do të përmbajë një mikroçip që do t’i sinjalizojë gjyqtarët për topat e prekur me dorë përpara një goli dhe gjithashtu në vendimet jashtë loje.

Mikroçipi do të funksionojë në lidhje me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve që do të lejojë krijimin e paraqitjeve vizuale tredimensionale të skeleteve të lojtarëve. Këto pajisje do t’i lejojnë gjyqtarët e videove të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku topi godet trupin.

Lajme të tjera |  Napoli ka piketuar Ismajlin, merret vendimi për mbrojtësin shqiptar që po shkëlqen në Serinë A

Përveç zbulimit të prekjeve të topit me dorë, mikroçipi do të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e pozicioneve jashtë loje, pasi teknologjia lejon përcaktimin e momentit të saktë në të cilin topi është goditur dhe si rrjedhojë identifikimin e kornizave të sakta të prekjes së fundit të topit.

Kampionati Evropian 2024 do të zhvillohet në Gjermani, nga data 14 qershor deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us