Tragjedia e Gërdecit, Mediu: Jam i pafajshëm, kanë kaluar 10 vite pa asnjë akuzë ndaj meje

Ish-minisri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pretendon se është i pafajshëm, pasi sipas afatit të parashkrimit, prej 10 vitesh nuk ka pasur asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia ndaj tij.

Në përfundim të seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme, Mediu kundërshtoi edhe praninë e dëshmitarëve, një pjesë e madhe e të cilëve kanë qenë punonjës në fabrikën e demontimit në të municioneve në Gërdec.

Lidhur me një shkresë me shënimin “për Shkëlzenin (Berishën), ai tha se nuk ka asnjë dijeni, pasi ky faks ka mbërritur në Ministrinë e drejtuar prej tij në atë kohë, dhe për këtë duhet pyetur vetë Shkëlzen Berisha apo Aldo Bumçi.

Pjesë nga deklarata e Mediut:

Për mua për 10 vjet nuk ka pasur asnjë akuzë, për më tepër që kam qenë këtu, nuk i jam shmangur drejtësisë, për një që pezumohet i pafajshëm, pse mos të vlerësohet afati i parashkrimit.

Lajme të tjera |  Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë

Injorohen dëshmitarët që janë relevant, dhe lejohen disa njerës që kanë punuar në Gërdec. SHBA që na bënë ne anëtarë të NATO-s, bazohen në një ligj të veçantë. Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur në asnjë moment të vetëm që të jetë njoftuar që ka problem me Gërdecin. Nuk ka asnjë moment që të jetë kontestuar gojarisht.

Nuk ka pasur nga Ministria e Mbrojtjes në shkresë të tillë, një vendim ka ardhur ne Ministria. Kjo çon akoma më tej në mosdijen në raportin tim me Shkëlzen Berishën. U pyetën ata që janë marrë me faksin, unë nuk kam qenë në dijeni. Jam vënë në dijeni pasi ka ndodhur ngjarja dhe kanë dalë në media. Kjo tregon një mungesë të raportit tim me zotin Berisha sa i përket kësaj çështjeje.

Lajme të tjera |  Euro forcohet ndaj Lekut, arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us