Tragjike në Tiranë, 53-vjeçarja humb jetën duke ngrënë në një lokal!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një grua 53-vjeçare ka humbur jetën teksa ndodhej në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”.

Sipas njoftimit të policisë, ka ndërruar jetë shtetasja G. D., 53 vjeçe.

Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të tjera |  Gjirokastra, destinacion elitar i turizmit shqiptar, Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us