Përkrahësit e listës “Serbia kundër dhunës” nisën protestën para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KQZ). Kërkesa e të mbledhurve është anulimi i zgjedhjeve dhe shpallja e një date të re, për shkak se dyshohet se ka pasur vjedhje votash. Miroslav Miki Aleksiç i bëri thirrje turmës që të rrethojnë ndërtesën e KQZ-zë, në mënyrë që deputetët dhe përfaqësuesit e listës “Serbia kundër dhunës” të hyjnë në godinë dhe t’u drejtohen qytetarëve nga ballkoni. Protestuesit kanë thyer edhe derën.
Deri më tani nuk kanë shfaqur dëshirë për të dalë jashtë godinës.
“Këto zgjedhje po anulohen”, tha Marinika Tepiç, udhëheqëse e listës “Serbia kundër dhunës”, e cila gjendet në grevë urie që nga 18 dhjetori, në shenjë proteste me rezultatet zgjedhore. Disa politikanë opozitarë gjatë kësaj jave iu bashkuan asaj në grevë të urisë, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.
Udhëheqja shtetërore dhe SNS-ja kanë mohuar kritikat nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë dhe nga zyrtarët, si dhe kritikat e bëra nga lista “Serbia kundër dhunës”. Komisioni Republikan Zgjedhor më 24 dhjetor njoftojë se ministritë e linjës kanë kontrolluar listën zgjedhore dhe kanë ardhur në përfundim se pretendimet e listës “Serbia kundër dhunës” se numri i votuesve me të drejtë vote në zgjedhjet lokale në Beograd ishte rritur në mënyrë artificiale për të ndikuar në rezultat zgjedhor, “nuk ishin të vërteta”.