Trondit djali i Diego Maradonës: Babanë tim e vranë dhe unë e di kush

Djali i Diego Maradonës, Diego Jr. vazhdon të këmbëngulë se vdekja e futbollistit legjendar nuk ka ndodhur për shkaqe natyrale. “Ka një hetim të hapur. Ne – fëmijët e tij – kemi shumë besim në drejtësinë argjentinase”, tha Maradona Jr.

“Jam i bindur që kjo nuk duhej të përfundonte kështu, më kanë vrarë babanë. Nuk është puna ime të them se kush e ka bërë, unë kam idenë time, por nuk mund ta them. E lanë në mëshirë të fatit, kur mund të ishte bërë diçka. Bëra një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi”, vijon djali i Maradonës.

“Ndjenja e boshllëkut nuk do të largohet kurrë, por dashuria që të gjithë i tregojnë ia lehtëson dhimbjen, të paktën pjesërisht. Unë nuk e kam pranuar plotësisht vdekjen e tij. Nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur që Diego Maradona të ikte nga kjo botë”, shtoi ai.

Lajme të tjera |  ANALIZA e NUMRAVE BRENDA VENDIT/ Fitoi Rama apo humbi Berisha?! PS ka 70 mijë vota më pak se 2021-shi. Berisha-Meta, 260 mijë më pak!

Maradona ndërroi jetë në nëntor 2020, ndërsa një raport i autopsisë thoshte se ai vdiq për shkaqe natyrale. Legjenda argjentinase luajti për Barçën në kohën e tij, por ishte te Napoli, ku ai fitoi më shumë tituj e lavdi. Ai gjithashtu është idhull në Argjentinë, pasi e udhëhoqi kombëtaren amerikano-latine drejt fitimit të Kupës së Botës në 1986.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us