Tronditet Italia / Shqiptari nga Kosova masakron me thikë një grua shtatzënë (FOTO-EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Italinë, ku një grua shtatzënë është vrarë në mënyrë çnjerëzore e goditur disa herë me thikë.

Autoritetet thonë se i dyshuari kryesor është një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova, i identifikuar si shtetasi Bujar Fandaj me banim në Altivole, i arrestuar tashmë nga policia.

26-vjeçarja Vanessa Ballan u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X, të Trevisos. Ajo ishte disa muaj shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë.

Sipas informacioneve të deritanishme, Vanessa punonte në një supermarket ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes ishte klient i rregullt. Ai e ka qëlluar të paktën 7 herë me thikë gruan shtatzënë duke e lënë të vdesë në mes të një pellgu gjaku në derën e shtëpisë së saj.

Lajme të tjera |  "Pive kafe me Edin, Lulo?" - Basha i përgjigjet komentuesit: Pinë vetëm ata që marrin kulla nga Rama!

Motivet e ngjarjes tronditëse janë ende të paqarta.

Menjëherë u bë e qartë se vrasësi ishte dikush që Vanessa Ballan e njihte. Ajo ia hapi derën, por u sulmua dhe u vra. Partneri i saj, i cili ishte me të në shtëpi, edhe pse në tronditje, arriti t’i jepte elemente të dobishme hetuesve, të cilët ndoqën menjëherë një pistë të saktë. Arma e vrasjes nuk është gjetur ende.

Çifti ka një djalë 4 vjeç, i cili në momentin e krimit ishte në kopsht. Të dy kishin banuar prej vitesh në fshatin e vogël Riese, një lagje e vogël banimi me shtëpi gjysmë të ndara dhe një parukeri, që viktima frekuentonte.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us