Trump: Nuk dua armëpushim. Izraeli do t’i japë fund luftës me Iranin kur SHBA të jetë gati

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ‘Izraeli do të jetë gati t’i japë fund luftës kur edhe SHBA të jetë gati’.

Në një konferencë me gazetarët, Trump ka nënvizuar SHBA e kanë sulmuar ashpër Iranin dhe se ka marrë goditje të mëdha.

“Këta janë banditë, njerëz të tmerrshëm”, ka thënë ai. Më tej ka nënvizuar se nuk kërkon armëpushim.

Nuk dua të bëj një armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur fjalë për fjalë po e shkatërron palën tjetër.”, u shpreh ai.

Donald Trump u pyet në lidhje me vendimin e qeverisë britanike për të lejuar ushtrinë amerikane të përdorë bazat e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme për të goditur objektiva në operacionet mbrojtëse.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Ai shtoi se Britania duhet të kishte reaguar më shpejt, në lidhje me lejet e bazave ushtarake.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us