U fol për një rikthim të mundshëm, Berisha kujtohet në Lezhë për Lulzim Bashën: Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën…

Pasi u përfol këto ditë në disa portale për një rikthim të mundshëm, Sali Berisha zgjodhi të sulmonte sërish Lulzim Bashën.

Në fjalën e tij në 35-vjetorin e rthemelimit të PD në Lezhë, Berisha iu referua si një “kalbësirë e brendshme” që tentoi të kapte partinë. Sipas Berishës, ai ditën bënte sikur ishte me demokratët ndërsa natën vepronte me Edi Ramën duke bërë pazare në kurriz të qytetarëve.”

“Në qoftë se demokratët do të kishin një emër të dytë, të pamposhtur. Asgjë nuk na mposhti ne, asgjë nuk e mposhti këtë parti. Ua thashë edhe njëherë, menduam se e fshinë nga harta politike, jo, përkundrazi, u ngritëm si Feniksi nga hiri. Në këto vite, ju demokratët, të gjithë demokratët, kaluan kaluarin më të pamerituar, por edhe provën më të madhe të dinjitetit të tyre, provën më të madhe të guximit të tyre. Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret.

Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar. Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë. Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.”, u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us