Sali Berisha falënderoi anëtarët e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe votëbesimin në riafirmimin e tij në krye të partisë.
Ai shprehu mirënjohje edhe për ata që votuan kundër apo abstenuan, duke garantuar se vërejtjet dhe hezitimet e tyre do të merren parasysh.
Sali Berisha:
Jam këtu para të gjithëve për të shprehu mirënjohjen time më të pakufi për të gjithë anëtarët demokratë e demokrate, që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv, në krye të PD. Një mirënjohje të veçantë shkon edhe për ata që votuan kundër.
I garantoj se vota e tyre do mbahet shënim, në kuptimin e asaj që do bëjmë gjithçka për t’u dhënë përgjigje më të mirë atyre që hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër ose abstenuan. Shumë mirënjohje për ata qindra e qindra komisionerë në katër anët e vendit, të cilët organizuan këtë proces shembullor





