U tërhoq nga festivali se fituesi është paracaktuar? Samanta zbulon për herë të parë arsyen

Këngëtarja Samanta Karavella ka zbuluar arsyen se pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”, ku sipas saj nuk u lejua që të kishte performancë, dhe kënga e saj nuk mund të kuptohej pa atmosferë. Ajo tha se skena e festivalit mbetet magjike, dhe ajo është ngjitur drejt saj qëkur ka qenë një adoleshente.

“Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit, për mua ishte një temë që nuk dua ta cekja aspak por kam një sqarim për publikun tim, që e ka pritur rikthimin tim në festival. Pjesëmarrja e parë ka qenë që 14 vjeç. Kënga që unë kisha zgjedhur ishte potencial dhe ritmike”, tha këngëtarja, ndërsa shtoi se tërheqja nuk lidhej me thashethemet se fituesja e festivalit ishte e paracaktuar.

Lajme të tjera |  Pësoi aksident të rëndë, fituesja e "Big Brother Vip" mesazh për Lediona Xheladinajn: Forca, për vajzën tënde dhe…

“Kënga fillonte me ‘eagle’ (shqiponjë), edhe do krijonte atmosferë të paparë në “Pallatin e Kongreseve”, mua më ka mbetur shumë peng. E vërteta është që nuk m’u lejua performanca, dhe unë nuk mund ta këndoja atë këngë ritmike pa performancë. Këto ishin kriteret e festivalit këtë vit. Nuk iu lejua askujt”, tha Karavella në ‘Më lër të flas’.

Samanta: Këto janë spekulime, mediat e flasin gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një artist me emër mund të ishte edhe emri im. Nuk di asgjë rreth kësaj, uroj që të jetë zgjedhja e publikut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us