Ueda dhe Arlindi i kanë të qarta planet për dasmën dhe fëmijët

Ueda dhe Arlindi, çifti fitues i “Love Island Albania” treguan sot në një intervistë për “Jo vetëm modë” se sa e njohin njëri-tjetrin.

Puthjen e parë ata e kujtojnë kështu:

Ueda: Ndjesi shumë e bukur, sikur nuk ishte e para.

Arlind: Si mund ta përshkruaj?! S’di, tronditje… dhe paralelisht diçka që s’më ka ndodhur përpara.

Po pseudonimet?

Arlindi: E kam në telefon emrin, Eda me 3 zemra të kuqe. I them dhe “sy poç”, kur më sheh me ato sytë e bukura.

Ueda: Unë e kam vënë Lindi me një zemër të kuqe. I thërras Lindi, zemër, shpirt…

Uedën e mahnit pjekuria dhe buzëqeshja e Arlindit.

“Vdes për buzëqeshjen e tij!”

Ndërsa Arlindi thotë se “ia ka plotësuar të gjitha”.

Lajme të tjera |  Rama shton njië ministri të re: Ja drafti që ka mbërritur në Parlament

Dasmë e kanë deklaruar që do bëjnë, madje kanë në plan të sjellin në jetë 3 fëmijë.

Ueda: Unë dua 3 vajza, por edhe një djalë.

Arlindi: Çfarë të na falë Zoti!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us