Vdekja e dy të rinjve në Angli, komuniteti shqiptar proteston përpara Home Office

Komuniteti shqiptar në Angli dhe shoqatat në mbrojtje të emigrantëve protestuan përpara Ministrisë së Brendshme Home Office për vetëvrasjen e dy shqiptarëve, të cilët ishin vendosur në qendrat e mbajtjes të azilantëve.

Leonard Farruku i dha fund jetës javën e shkuar tek sa mbahej në anijen hotel “Bibi Stochholm”. Ndërsa Alfred Dosku në qendrën e mbajtjes të azilantëve “Colnbrook House”.

Gjatë protestës ata kërkuan hetime të thelluara dhe të plota, për vdekjen e dy të rinjve në qendrat e mbajtjes së azilantëve.

James Cleverly sekretar për çështjet e brendshme disa ditë më parë duke folur për rastin e Leonard Farrukut deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht”. Ndërkohë, Rachael Griffin shefja e mjekësisë ligjore në Dorset konfirmoi se seanca a parë për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.

Lajme të tjera |  Ish i dashuri e hodhi nga kati i 7-të? Flet motra e 13-vjeçares që humbi jetën në Itali: E ka vr*arë ai përbindësh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us