Edmond Sulaj, drejtor i Policisë Shkodër u konfirmua në detyrë. Në tre kriteret, atë të pasurisë, integritetit dhe profesionit, Sulaj kaloi me sukses.
Trupa e Vlerësimit: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.
Kujtojmë se prej së hënës ka nisur procesi i vettingut në polici. Kështu, në “skanerat” e AMP-së do të kalojnë fillimisht 36 drejtues të policisë, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës.