VIDEO/ 105 minuta “dramë” në Liverpool – Manchester City, Haaland i prish “magjinë” Szoboszlait

Manchester City ka fituar me shifrat 2 – 1 në transfertën e “Anfield Road” ndaj Liverpool. Kryendeshja e javës së 25-të në Premier League dhuroi emocione të forta, sidomos në minutat e fundit.

Edhe pse dhuroi temp të lartë në pjesën e parë, nuk pati gola. Në fraksionin e dytë, Liverpool kaloi në avantazh me eurogolin e Szoboszlai përmes goditjes së lirë. Manchesteri i Pep Guardiolës nuk u “dorëzua”.

“Qytetarët” gjetën baraspeshën me rrjetën e Bernardo Silvës. Në minutën e 93’, Haaland u tregua i saktë nga penalltia, ndërsa rezultoi finale për fatet e ndeshjes.

Përfshirë shtesën, ndeshja zgjati deri në minutën e 105-të, ndërsa u përjashtua me karton të kuq Dominik Szoboszlai. Diferenca mes Manchester City dhe Arsenalit kryesues mbetet 6 pikë.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us