VIDEO/ 11 ditë para sfidës me Poloninë, TRONDITEN kombëtarja dhe Sylvinho, sulmuesi lë fushën i dëmtuar

Rey Manaj ka lënë fushën e lojës i dëmtuar, në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor po luan në shtëpi përballë Umraniyespor.

Në minutën e 7-të të sfidës, sulmuesi 29-vjeçar tregoi qartë që po ndjente dhimbje, duke bërë me shenjë që s’mund të vazhdonte më. Kështu, ai u detyrua që të zëvendësohej vetëm pas 7 minutash lojë.

Një lajm tronditës edhe për Kombëtaren shqiptare. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Manajt, por 11 ditë para sfidës me Poloninë, një lajm i tillë nuk jep shpresa rikuperimi në kohë.

 

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us